Transmetuar më 27-02-2026, 15:28

Sarandë – Një zjarr ka rënë në orët e mesditës në godinën në ndërtim të Muzeu Nënujor i Sarandës, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset në zonën përreth.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë shfaqur në katet nëntokësore të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në muze të botës nënujore. Dyshohet se zjarri ka nisur në materialet prej polisteroli të përdorura gjatë punimeve.

Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në ajër, duke alarmuar komunitetin përreth dhe duke ngritur shqetësime për sigurinë e ndërtesave pranë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë reagimit të shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është shuar plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit