Transmetuar më 27-02-2026, 14:00

VELIPOJË, 27 shkurt 2026 | Vijojnë tensionet në Baks-Rrjoll, Velipojë, ku përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë kanë çuar në plagosjen e dy personave, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Banorët janë në protestë të vazhdueshme për pezullimin e punimeve të një resorti turistik, duke kërkuar hapjen e dialogut me institucionet për një zgjidhje të situatës. Shtimi i forcave të policisë ka tensionuar më tej zonën, ndërsa banorët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri sa të marrin një reagim konkret nga autoritetet.

Protesta ka vijuar për më shumë se një muaj, duke shndërruar Baks-Rrjollin në një pikë kritike të tensioneve mes komunitetit lokal dhe investitorëve privatë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit