

Tiranë – Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre.
Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka humbur jetën. Arsyet e aktit fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk flet për shkaqe mendore.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.
Burri në moshë të re ka humbur kështu jetën në mënyrë të dhimbshme dhe vetëm më pas është zbuluar i vdekur. Edhe për këtë rast policia nuk evidenton që i ndjeri të ketë pasur probleme mendore. Gjithashtu duket se arsyet e vetëvrasjes i ka marrë me vete.
Në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve pasi mori plagë serioze. Arsyet dhe rrethanat e vendimit të finalizuan janë të paqarta.
Ndërkohë, shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Policia tha se po punohet për gjetjen e saj.
Autoritetet policore thonë se në të katër këto raste, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






