

Shoferët në Sahara Desert janë përballur me një fenomen të pazakontë: automjetet e tyre u goditën nga një masiv karkalecash, duke krijuar një “pritë” të paparashikueshme në rrugë.
“Kaluam nëpër tufa karkalecash, ishte e pazakontë. Me kamerën arrita të kap disa pamje”, tha Salah Abdelhadi.
Fenomeni ka prekur gjithashtu ishujt Kanarie, përfshirë "Lanzarote", Tenerife dhe Fuerteventura, ku ushtria e karkalecave ka shkaktuar shqetësim për banorët dhe transportin.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat e shkretëtirës konsiderohen ndër dëmtuesit më shkatërrues emigratorë në botë, duke kërcënuar të korrat dhe aktivitetet ekonomike në zonat e prekura.
Es el impresionante enjambre de langostas que ha llegado a la isla de Lanzarote desde el Sáhara. En este video, la marea de langostas sorprendía a los conejeros en Famara, camino a San Juan. pic.twitter.com/tq4sRRSXyQ
— RTVECanarias (@RTVECanarias) February 25, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






