Transmetuar më 27-02-2026, 12:53

Shkup- Presidentja e Republika e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila priti sot homologun shqiptar Bajram Begaj, deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura dhe kanë një bazë të zgjeruar për bashkëpunim.

“Kjo vizitë konfirmon marrëdhëniet e mira fqinjësore të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë. Ne nuk kemi konteste të hapura; derisa nuk kemi konteste, kemi bazë të zgjeruar për bashkëpunim. Është e nevojshme të zhvillojmë lidhje infrastrukturore, ndërsa tema kryesore është perspektiva evropiane”, tha Siljanovska.

Ajo theksoi se Shqipëria është më afër realizimit të këtij rrugëtimi dhe shprehu kënaqësinë për progresin rajonal: “Përveç Shqipërisë dhe Malit të Zi, shoh hapa evropianë edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar ndaj integrimit në BE, i cili realizohet përmes reformave, veçanërisht në sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit