Transmetuar më 27-02-2026, 13:19

Aksident me 2 persona të plagosur në rrugën Durrës-Tiranë. Dhe pas kësaj telashet nuk u ndalën për drejtuesin e mjetit pasi ai u përplas verbalishtme policinë për dyshimet e hedhura nga uniformat blu.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. H., 51 vjeç, banor i Tiranës.

Ai akuzohet se në autostradën “Durrës-Tiranë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

51-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit, ndaj iu mor një kampion gjaku.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit