

Hagë – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ndërhyrje në drejtësi.
“Plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi gjatë deklarimit para gjyqtarit.
Edhe të gjithë të tjerët e akuzuar për këtë rast – Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi – janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen.
Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Thaçit dhe bashkëakuzuarve, duke lëshuar katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krimet e luftës, duke synuar pengimin e rrjedhës normale të drejtësisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






