Transmetuar më 27-02-2026, 12:31

Shorti i fazës 1/8 të finales së Champions League u hodh të premten, duke vendosur përballjet më interesante të këtij edicioni.

Skuadrat që kualifikuan direkt janë: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Manchester City. Ekipet që arritën nga Play off janë: Atalanta, PSG, Galatasaray, Real Madrid, Newcastle, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen dhe Bodo/Glimt.

Përballjet kryesore

Real Madrid – Manchester City: Një duel tepër i fortë, që vitet e fundit po shndërrohet në një klasike të futbollit evropian.

PSG – Chelsea: Kampionët francezë do të tentojnë të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Barcelona – Newcastle: Përballje më e lehtë në letër për katalanasit.

Atalanta – Bayern Munich: Test shumë i vështirë për italianët, me skuadrën bavareze si favorit.

Galatasaray – Liverpool: Një përballje e zjarrtë, me rikthim të përplasjes së zhvilluar në fazën e ligës, kur turqit fituan 1-0.

Arsenal – Bayer Leverkusen: Kryesuesit e Premier League përballë gjermanëve.

Atlético Madrid – Tottenham: Duel i ekuilibruar.

Bodo/Glimt – Sporting: Norvegjezët kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën në këtë sezon.

Takimet e para të 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit