

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë.
Tashmë e shkarkuar, Belinda Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë të larguar nga kabineti, Pirro Vengu, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme.
Mbledhja me dyer të mbyllura zgjati një orë dhe nuk pati prononcime për media.
Mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime të thella në përbërjen e Këshilli i Ministrave.
Ndryshimet kryesore në qeveri
Albana Koçiu – zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropalin
Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, largohet Pirro Vengu
Eriona Ismaili – ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun
Ky riorganizim tregon një lëvizje të thellë në nivel drejtues, ndërsa mbledhja e sotme e qeverisë synon të finalizojë disa vendime të rëndësishme pas rokadës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






