Transmetuar më 27-02-2026, 10:44

TIRANË, 27 shkurt 2026 – Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot qeverinë në mbledhjen e përjavshme në ambientet e Këshilli i Ministrave.

Mbledhja vjen vetëm një ditë pas ndryshimeve të thella në kabinetin qeveritar, ku u shkarkuan tre ministra dhe u ndryshuan portofolet e katër të tjerëve. Mbledhja e qeverisë kishte qenë e shtyrë prej dy javësh, ndërsa sot pritet të merren disa vendime.

Ndryshimet në qeveri

Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Albana Koçiu.

Besfort Lamallari emërohet ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr detyrën e ministrit të Drejtësisë, në vend të Besfort Lamallarit.

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, ndërsa largohet Elisa Spiropali.

Enea Karakafi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.

Ermal Nufi merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa largohet Pirro Vengu.

Eriona Ismaili emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

Lëvizjet në kabinet konsiderohen si një riorganizim i rëndësishëm në nivel drejtues, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë prioritetet që do të dalin nga mbledhja e sotme e qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit