Transmetuar më 27-02-2026, 09:55

TIRANË, 27 shkurt 2026 – Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari, janë liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg” për Shukullin dhe “arrest shtëpie” për Koltrakun, por gjykata vendosi që për të dy të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjatë seancës, Shukulli deklaroi para trupit gjykues se kishte ndaluar automjetin dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat më pas i kishin rënë në tokë. Sipas tij, në momentin kur është ndezur semafori, është nisur pa e vënë re fëmijën, duke e përplasur aksidentalisht.

Nga ana tjetër, Koltraku ka deklaruar se ndodhej menjëherë pas fuoristradës dhe se nuk ka pasur fushëpamje të plotë për të shmangur ngjarjen.

Të dy të dyshuarit kanë shprehur tronditje për ngjarjen e rëndë, duke e cilësuar atë si aksidentale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit