

TIRANË, 27 shkurt 2026 – Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit.
Burime bëjnë me dije se Luan Sinanaj, i cili mbante postin e shefit të Komisariatit të Krujës, është transferuar në drejtimin e Komisariatit të Pogradecit.
Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit në Krujë i është besuar Santiljano Ndreut. Ai vjen në këtë detyrë pas përvojës si shef i Krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Kamëz, ku ka drejtuar sektorin e hetimeve.
Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë së Bulqizës.
Ndryshimet bëhen në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese dhe forcimit të menaxhimit në nivel vendor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






