

Tiranë, 27 shkurt 2026– Është caktuar me short trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale në ngarkim të Erion Veliaj.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykimi do të zhvillohet nga treshja e përbërë nga gjyqtaret Engjëllushe Tahiri, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të tjera të përfshira në të njëjtën çështje.
Procesi pritet të vijojë me seancat paraprake procedurale, ndërsa palët do të paraqesin pretendimet dhe provat përkatëse para trupit gjykues.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






