Transmetuar më 27-02-2026, 09:07

Hagë, 27 shkurt 2026- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot zhvillohen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar për pengim të drejtësisë.

Seanca është caktuar të nisë në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë dhe se kanë dhënë udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre, me qëllim të pengimit të rrjedhës normale të procesit gjyqësor.

Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Prokuroria pritet të vijojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues. Seancat e radhës janë planifikuar të mbahen nga 2 deri më 6 mars.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit