

Një zbulim tronditës për familjarët e një gruaje në Berat, ata nxorën trupin e pajetë të nënës së tyre.
Sot ereth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, raporton noa.al.
Policia tha se dyshohet që gruaja ka marrë një vendim tragjik dhe është vetëmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, e ndjera mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Kërkimet nisën pasi gruaja ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00. Familjarët rendën ta kërkojnë dhe gjurmët i çuan buzë lumit Osum ku edhe u futën që ta kërkojnë.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






