Transmetuar më 27-02-2026, 08:38

Mashtrim në Krujë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vënë në pranga një 41-vjeçar, i dyshuar për mashtrim dhe për marrje kredie në emër të një shtetaseje.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë pas kallëzimit të një 24-vjeçareje nga Kruja, e cila denoncoi se i ishte marrë një shumë parash përmes mashtrimit. Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u identifikua dhe u ndalua shtetasi Fation Xhezairi, 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet paraprake rezulton se më 9 shkurt 2026, ai dyshohet se i ka marrë 550 000 lekë 24-vjeçares, përmes mashtrimit. Më pas, më 24 shkurt 2026, dyshohet se ka aplikuar dhe ka përfituar kredi në emër të saj pranë një institucioni financiar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Krujë/ I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

Fatin Xhezairi, 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit