

Tiranë, 27 shkurt 2026 – Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare, pa reshje.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.
Në zonat detare, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1–2 ballë.
Kushtet atmosferike pritet të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë dhe për qarkullimin detar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






