Transmetuar më 26-02-2026, 23:11

TETOVË – Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut, Janevska, mori pjesë në një debat në Universitetin e Tetovës mbi ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsim të Lartë. Gjatë mbledhjes, ajo kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit që të flisnin maqedonisht, duke argumentuar se nuk kuptonte gjuhën shqipe.

Kur gazetarët sugjeruan që të kishte përkthyes, Janevska u përgjigj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është maqedonishtja. Ajo theksoi: “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por për të mos gabuar në përkthim, iu lutem që të më përktheni në mënyrën më të kulturuar.”

Gazetarët insistuan se ligji kërkon të ketë përkthyes në raste të tilla, por Janevska reagoi: “Nuk më detyron ligji, a doni ta prishni dhe të flasim për ligjin? Doni të prishni ngjarjen e bukur për të cilën unë kam ardhur këtu sot?”

Gjatë takimit, Universiteti i Tetovës kërkoi tërheqjen e propozimit të Ligjit të Arsimit të Lartë, duke argumentuar se cenon autonominë universitare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit