

Prishtinë, 26 shkurt 2026 – Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për të diskutuar mbi rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, në takim u diskutua për përshpejtimin e reformave dhe avancimin e prioriteteve kyçe që lidhen me procesin e integrimit europian.
Orav theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën për të ecur përpara në rrugën e saj europiane, duke nënvizuar nevojën për angazhim të vazhdueshëm politik dhe progres konkret në përmbushjen e standardeve të BE-së.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e Bashkimit Europian për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, veçanërisht për mbështetjen ndaj Ukrainës në kushtet e tensioneve gjeopolitike aktuale.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e BE-së për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimit dhe për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të agjendës europiane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






