

Ermal Meta duket se po ecën me ritëm të mirë në garën e tij në Sanremo Music Festival. Kënga e tij, “Stella stellina”, e dedikuar fëmijëve në Gaza, u vlerësua lart nga këngëtari dhe aktori legjendar italian, Adriano Celentano.
“Bravo Ermal! Kënga jote është e mrekullueshme! E ke kënduar kaq bukur sa është thuajse e pamundur të mos fitosh!”, shkruajti Celentano në rrjetet e tij sociale.
Në natën e dytë, kënga e Metës u rendit ndër pesëshen më të mirë. Veshja e tij tërhoqi vëmendje, sidomos jaka e qëndisur me emrin Amal, që simbolizon jo vetëm një vajzë të vogël, por edhe viktimat e konfliktit Izrael-Palestinë.
Në natën e tretë të edicionit të 76-të të festivalit, do të prezantohet Propozimi i Ri i vitit 2026, ndërsa më pas do të vijojë performanca e 15 këngëve të mbetura në garë. Votimi ndahet me peshë të barabartë: 50% nga publiku dhe 50% nga juria, që do të përcaktojë pesë këngët më të mira të mbrëmjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






