

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbetur pa detyrë pas riformatimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.
Largimi i tij duket se është i paralajmëruar më parë, saktësisht në muajin dhjetor. Në atë kohë u raportua se Rama kërkoi dorëheqjen e një prej ministrave të kabinetit, por emri i tij mbeti i përfolur vetëm nëpër media. Sipas raportimeve, dyshohet se largimin e Vengut si Ministër e kanë kërkuar ‘amerikanët’. Pirro Vengu ka pasur më parë karrierë si Drejtor i Portit të Durrësit dhe është njeriu që firmosi kalimin e portit në duart e biznesmenit arab Alabbar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






