

Këngëtarja Jonida Maliqi, e intervistuar sot nga Arbana Osmani, ka folur për gjëra personale të jetës së saj, duke u ndalur te fëmija dhe momentet kur mësoi siç tha, se ai ishte ndryshe nga të tjerët.
Jonida rrëfeu se kur mori vesh se djali i saj D., nuk ishte si fëmijët e tjerë, kishte menduar t’i jepte fund jetës.
“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që D. ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës.”
Këngëtarja tha se djali është një bekim në jetën e saj, pasi i jep një dashuri të pakushtëzuar.
“Mua më ka bekuar Zoti me djalin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” tha Jonida në “Mirëmbrëma Yje”.
Maliqi foli dhe për ndarjen me bashkëshortin pas martesës që vazhdoi 17 vjet, martesë nga e cila sollën në jetë djalin.
Jonida tregoi se divorcin e ka përjetuar si një dështim personal, sidomos për hir të të atit, pasi gjithmonë ishte nndjerëse ishte vajza e qetë dhe krenaria e familjes.
“Për mua ishte dështim divorci,” u shpreh ajo, duke shtuar: “Sot mendoj që divorci nuk është dështim, divorci është mësim. Është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie në moshë shumë të vogël dhe të pretendosh se do të jetosh gjithë jetën me të njëjtin partner.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






