Transmetuar më 26-02-2026, 21:03

Erjona Ismaili, nga deputete e PS-së do të bëhet ministre, pjesë e kabinetit ”Rama 4”. Sipas vendimit që është marrë mbrëmjen e kësaj të enjteje, Ismaili me VKM që del sot është Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

Por si u njoh Ismaili me Ramën? Thjesht duke u sherrosur, siç e tregon vetë ajo në podcastin e Kryeministrit:

Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë?

Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjeve në Vlorë. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po. Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon. E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Rama: Fjalia që mua mu ngulit në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.

Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Erjona Ismaili ka studiuar Drejtësi në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Ajo ka qenë drejtuese politike e Partisë Socialiste në Vlorë dhe më pas koordinatore rajonale në projektin “Bashki të Forta”. Aktualisht është deputete nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste dhe merr drejtimin e Ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit