

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të thella, gati gjysmën e anëtarëve në kabinetin qeveritar.
Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.
Ferit Hoxha, ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.
Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë që si ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku, emërohet Enea Karakaçi.
Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim.
Pirro Vengu është larguar nga detyra e ministrit.
Në vend të tij është emëruar Ermal Nufi.







Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






