

TIRANË – Sekretarja e Përgjithshme e Partia Popullore Europiane (PPE), Dolors Montserrat, theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri pro-europiane që respekton shtetin e së drejtës, lufton korrupsionin dhe garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. PPE është e gatshme të ndihmojë vendin në këtë drejtim.
Montserrat u shpreh se reforma elektorale duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën, duke nënvizuar se një bashkim i gjerë i opozitës rrit mundësinë për ndryshime reale në qeverisje.
Mesazhi për maxhorancën
“Është e rëndësishme që reforma elektorale të bëhet me opozitën. Nëse ka një bashkim të gjerë, ka më shumë mundësi për të ndryshuar qeverinë dhe për të krijuar një qeveri pro-europiane, që respekton shtetin e së drejtës, lufton korrupsionin dhe garanton zgjedhje të lira,” tha Montserrat.
Ajo shtoi se për t’u përmbushur standardet europiane, Shqipëria ka nevojë për:
Liri të medias
Pavarësi të gjyqësorit
Reformë elektorale të bashkërenduar me opozitën Ndihma e PPE-së
Montserrat nënvizoi se PPE dhe institucionet europiane do të mbështesin vendin për të siguruar një demokraci të plotë dhe për të dhënë mundësi të rinjve shqiptarë që të qëndrojnë në vendin e tyre. Ajo përmendi gjithashtu bukuritë natyrore dhe gastronominë e Shqipërisë si pasuri që duhet ruajtur për të nxitur zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e vendit.
“Shqipëria ka një vend të jashtëzakonshëm, por çdo ditë po humb njerëz që ikin. Duhet të japim mundësi të rinjve që të qëndrojnë këtu, fillimisht përmes një demokracie të plotë,” tha ajo për Syri TV.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






