Transmetuar më 26-02-2026, 17:02

Mëngjesin e 26 shkurtit, banorët Brikena dhe Mateo zhvilluan një bisedë të gjatë sqaruese në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke krijuar momente të veçanta për ata që i ndoqën.

Sipas pamjeve, Mateo ishte i mërzitur me Brikenën për shkak të bisedave që ajo kishte pasur më parë me Rogert dhe për faktin që kishte dalë duke ecur me arushin e Artan. Për shkak të debatimeve të hershme që Mateo ka pasur me këta banorë, ai nuk e ka pëlqyer që Brikena të flasë me ta në lidhje me raportin e tyre.

Në fund, sqarimi përfundoi me një përqafim të ngrohtë mes Brikenës dhe Mateos, duke rikthyer qetësinë në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit