Transmetuar më 26-02-2026, 16:12

Një 49-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë, më 26 shkurt, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 14:00, shtetasi me inicialet K. Gj., 49 vjeç, është transportuar me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia konfirmoi më vonë se 49-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.

Njoftimi i policisë, Shkodër:

Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Në një njoftim të mëvonshëm, policia lajmëroi se 49-vjeçari, për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit