

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasen R. S., 26 vjeçe, e njohur me precedentë penalë për vjedhje, e dyshuar për tre episode grabitjeje gjatë muajve janar–shkurt 2026.
Çfarë dyshohet se ka kryer
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë:
07.02.2026 – Vjedhje me dhunë në një subjekt tregtar.
20.02.2026 – Vjedhje me dhunë e një shume parash ndaj një shtetasi.
03.01.2026 – Vjedhje në një tjetër subjekt.
Nga pamjet e publikuara, 26-vjeçarja shihet duke marrë para në një farmaci dhe duke u përplasur fizikisht me punonjësen që tentoi ta ndalonte. Po ashtu, dyshohet se ka marrë xhiron ditore në një biznes tjetër dhe para nga një person.
Operacioni policor
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, pas denoncimeve të qytetarëve dhe veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Shtetasja rezulton e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe, sipas policisë, ishte aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ajo mund të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






