

ZVICER – Europa League mbrëmjen e sotme do të luajë ndeshjet e kthimit të “play-off”-it. Duele të rëndësishme dhe mjaft delikate, janë në program për t’u zhvilluar të ndara në dy orare.
Katër sfida do të startojnë në orën 18:45 dhe ato janë: Crvena Zvezda – Lille (1-0), Ferencvaros – Ludogorets (1-2), Plzen – Panathinaikos (2-2) dhe Stuttgart – Celtic (4-1).
Ndërkohë katër takime të tjera do të luhen paralelisht në orën 21:00: Bologna pret Bran (1-0), ndërsa Celta Vigo sfidon PAOK (2-1).
Interesante do të jetë edhe përballja Genk – Dinamo Zagreb, me këto të janë mposhtur 3-1 në sfidën e parë dhe mbyll mbrëmjen dueli mes Nottingham – Fenerbahces (3-0).

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






