

ARABIA SAUDITE – Sulmuesi i shquar portugez Cristiano Ronaldo realizoi golin e 965-të në karrierën e tij, duke kaluar në avantazh Al Nassr ndaj Al Najma në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit saudit.
CR7-ta tundit rrjetën që në minutën e 7-të, duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një tjetër moment historik për 39-vjeçarin, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të rrisë shifrat mbresëlënëse të karrierës së tij.
Me këtë realizim, ylli portugez i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës magjike të 1000 golave, një objektiv që tashmë nuk duket më i pamundur për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






