Transmetuar më 26-02-2026, 08:03

Analisti Lorenc Vangjeli, duke ka folur për mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se pritshmëritë janë të larta, por se vetëm kryeministri Edi Rama e di se çfarë do të ndodhë në këtë takim, duke e cilësuar atë si “mbretin e surprizës”

“Pritshmëritë janë shumë të larta dhe kurioziteti gjithashtu është i madh, por kam përshtypjen që një përgjigje shteruese asnjë nga pjesëmarrësit që do të jenë të pranishëm nuk mund ta japë. Pra, asnjë ministër apo vetë Grupi Parlamentar nuk do të japë përgjigje të plota,” u shpreh Vangjeli në rtsh.

Ai shtoi se socialistët do të presin me vëmendje qëndrimin e kryeministrit, të cilin e cilësoi si “mbretin e pakurorëzuar” të tyre.

“Në shtëpinë e ish-Mbretit, socialistët do të presin me sy e veshë mbretin e tyre të pakurorëzuar, Edi Ramën, i cili në këtë rast është edhe mbreti i surprizës. Ai do të thotë çfarë qëndrimi do të mbajnë, ndërsa pjesa tjetër, në rastin më të mirë, thjesht do të tundë kokën dhe do ta pranojë si fakt të kryer,” tha Vangjeli.

Duke folur për pritshmëritë e mbledhjes, analisti nënvizoi se ato variojnë nga mundësia e rikompozimit të qeverisë, tek qëndrimi ndaj figurave të larta të kabinetit, e deri tek skenari kur nuk ndodh asgjë.

“Ne mund të aludojmë mbi atë që do të ndodhë ditën e nesërme, por pritshmëritë janë të mëdha, që kalojnë nga nevoja për rikompozimin e qeverisë, tek qëndrimi i drejtpërdrejtë ndaj Zv. Kryeministres dhe deri tek pjesa kur nuk ndodh asgjë,” përfundoi Vangjeli.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit