Transmetuar më 25-02-2026, 22:42

Një 68-vjeçar, Amdi Hodaj, i cili u përplas nga një automjet dy ditë më parë në Vlorë, ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi kur i moshuari dyshohet t’i ketë prerë rrugën automjetit, duke shkaktuar përplasjen. Automjeti, një Audi, drejtohej nga një shtetase 26-vjeçare.

Fillimisht, Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma. Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë tha se specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen I.P., 26 vjeçe, banuese në Vlorë.

E dyshuara akuzohet se në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A.H., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I dëmtuari u shtrua në Spitalin Rajonal Vlorë ku sot ndërroi jetë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit