Transmetuar më 25-02-2026, 22:39

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5, kush është modelja 23-vjeçare që i bashkohet shtëpisë më të famshme këtë të shtunë

Nikol Projko është banorja më e re e Big Brother VIP 5. Në Top Albania Radio, modelja 23-vjeçare konfirmoi pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.

Ajo foli më gjerësisht për rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe pritshmëritë që ka nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nikol konfirmoi gjithashtu se nis rrugëtimin e saj këtë të shtunë.

Mes entuziazmit dhe emocionit, 23-vjeçarja u shpreh se kjo është një sfidë e re për të, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një mundësi për t’u njohur më nga afër me publikun përtej imazhit.

Njihuni me Nikol Projko, banoren më të re që nis rrugëtimin në BBV5 këtë të shtunë…

Fotomodelja bukuroshe Nikol Projko konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.

"Emri im është Nikol, kam lindur në Greqi, kam jetuar në Korçë. Jam me origjinë nga Korça, deri në moshën 16-vjeçare kam jetuar në Korçë më pas kam jetuar edhe në Gjermani për shtatë vite dhe tani jam kthyer sërish këtu.

Marrëdhënia ime me modelingun ka nisur e gjitha në Gjermani. Kam qenë e mësuar edhe me skenën sepse kam qenë në balet për gjashtë vite dhe më ka ndihmuar shumë që të më pëlqejë kjo gjë.

Kur isha në Gjermani kam vazhduar edhe baletin për 1 vit dhe pjesa e modelingut ka ardhur pak më parë në moshën 17-18 vjeçe dhe kanë qenë të ndërlidhura. Ka nisur me disa ‘photoshooting’ si fillim dhe më pas me një agjenci modelingu".

Çfarë mendon Nikol se e dallon nga banorët e tjerë dhe e bën të veçantë?

Ajo përgjigjet: "Nuk mendoj se jam më e mirë apo më e keqe se ata, mendoj se çdokush aty ka vlerat e veta dhe zgjedh të tregojë se çfarë ai do vetë të shfaqë. Tek unë ka qenë pjesa që e kam parë ndryshe për faktin që nuk do sulmoja aty ku nuk duhet të sulmoj dhe mendoj që shumë persona aty e bëjnë këtë gjë. Kapen me disa tema që janë shumë personale ku dikush zgjedh që të mos i cekë vetë dhe mendoj se do të isha e drejtë dhe do ta tregoja atë empatinë që më karakterizon".

Por, a do të jetë stratege apo vetvetja në Big Brother?

Nikol thotë: "Mendoj që do të futem vetvetja e sigurtë kjo, por strategjinë do e ndërtoj aty. Një miks i të dyjave, më të mirën nga të gjitha".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit