Transmetuar më 25-02-2026, 20:30

Ambasada e Mbretëria e Bashkuar në Tiranë njoftoi se sistemi i migrimit në Britani ka ndryshuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se nga data 25 shkurt, vizitorët që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike (eVisa).

Sipas njoftimit, eVisat do të zëvendësojnë vizat e printuara në pasaportë. Një eVisa është një regjistrim digjital i identitetit dhe statusit të imigracionit të një personi, si dhe i kushteve që lidhen me qëndrimin e tij në vend.

Referuar sqarimeve në faqen zyrtare të qeverisë britanike, për të aksesuar vizën elektronike kërkohet hapja e një llogarie pranë UK Visas and Immigration (UKVI).

Autoritetet theksojnë se nuk ka tarifë për hapjen e një llogarie UKVI apo për aksesimin e eVizës.

Për më shumë informacion, qytetarët orientohen të konsultojnë faqen zyrtare të qeverisë britanike ose materialet informuese të publikuara nga ambasada.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit