

Debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi në Prime-n e së martës, kur Juela u vendos përballë Kutisë së Pandorës dhe çoi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, të cilëve iu bashkëngjitet edhe Rogerti që është në nominim të përhershëm.
Ditën e sotme, duket se Greta ka ndjekur Juelën hap pas hapi, duke dashur që t’a nxjerrë jashtë kontrollit në mënyrë që të anulohet televotimi.
Madje që mbrëmë, ajo i la një shënim te dollapi i saj i rrobave te dhoma e grimit. “Juela. K..a”, shkruhej në të, të cilën Greta thotë që e ka për karamele.
Ndërsa sot, pasi e pështyu, ajo i zuri derën te lavanderia që të mos e linte të kalonte. Juela nuk bëri asnjë gjest, thjesht i tha se mund të rrinë sa të duan aty.
Në ato momente Gretën e thërrasin për te Dhoma e Rrëfimit, e teksa po shkonte i përmend “fillon me k dhe mbaron me a”. Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën banorja, por duket se është një provokim për Juelën që të dalë nga vetja.
Juela: Publiku e ka parë kush je ti, me pështyma, me dhunë
Greta: Nuk më intereson publiku se nuk jetoj për publikun. Unë jetoj për veten time, për familjen time dhe njerëzit e mi të dashur
Juela: Atëherë dil jashta, ec. Ua ke nxirë fytyrën me pështymën
Juela: Prandaj pështyve. Ça, do më ndalosh të kaloj?
Juela: Nuk më ndalon të kaloj
Greta: Edhe ti më ke bërë shumë gjëra
Juela: Rrimë këtu sa të duash
Juela: Hajde moj, ik moj pise. Shko te Dhoma e Rrëfimit, e shkreta, e mjera ti
Greta: Fillon me k dhe mbaron me a
Juela: Ti je e mjerume, thuaje foton, fillon me k dhe mbaron me a thotë, jashtë kontrolli.

Kutia e Pandorës sjell përplasje në Big Brother/ Greta pështyn në fytyrë Juelën dhe akuzon Rogertin: Më preku në…
Në Prime-n e së martës, Juela u vendos përpara Kutisë së Pandorës, ku zgjodhi të çonte në nominim Selinën, Gimbon edhe Gretën së bashku me Rogertin, me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë të shtunën.
Kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga tre banorët, të cilët filluan të debatonin me Juelën menjëherë pas Prime-t.
Debate të cilat vazhduan edhe këtë mëngjes, me Gretën që u përplas disa herë në shtëpi me Juelën.
Pas një debati që pati me Rogertin, të cilin e akuzoi se e preku në trup, Greta më pas i shkoi Juelës, duke e pështyrë në fytyrë.
Kjo e fundit tentoi ta ndiqte, por banorët e tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






