

SKRAPAR – Aksi rrugor që lidh Skrapar me Përmet ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Sipas informacioneve paraprake, në zonën e fshatit Rog Çepan, në afërsi të Përmetit, asfalti është çarë dhe një pjesë e mirë e trupit të rrugës është shembur. Si pasojë, hyrja drejt qytetit të Skraparit është bllokuar prej rreth tre orësh.
Situata është përkeqësuar edhe nga rrëshqitja e masivëve shkëmborë në segmentin rrugor, duke krijuar pasiguri për qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet lokale dhe shërbimet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e inerteve dhe hapjen e aksit rrugor, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjen në këtë segment deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






