

Kryeministri Edi Rama shprehu sot habinë përse opozita shqiptare nuk e ka denoncuar ende në SPAK atë që po cilësohet si skandali i rrugëve drejt juglindjes.
Në një deklaratë publike në X, Rama përdor doza të forta ironie që shihen njëkohësisht dhe si sfidë ndaj opozitës dhe medias, kur evidenton se nuk ka denoncime nga politika e djathtë dhe forca të tjera të opozitës, për atë që cilësohet si asfalt korrupsioni.
"Si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit", thotë Rama, ndërsa nuk kursen as mediat kur pyet:
"Si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!" /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






