Transmetuar më 25-02-2026, 17:51

Bruksel/Beograd, 25 shkurt 2026 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, për të diskutuar mbi dialogun Kosovë–Serbi dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç shprehu shqetësimet e tij për qytetarët serbë në Kosovë, duke theksuar se hyrja në fuqi e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete më 15 mars 2026 do të ketë efekte diskriminuese dhe përshkallëzuese. Ai gjithashtu ka shprehur frikën se bashkimi i Kosovës në aleancën ushtarake rajonale me Shqipërinë dhe Kroacinë mund të rrisë tensionet dhe të kërcënojë sigurinë e qytetarëve serbë.

Presidenti serb theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e formimit të Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin, sipas tij, populli serb ka pritur për 13 vjet.

Vizita e Sorensen në Bruksel pason takimin e tij më 23 shkurt në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ku u diskutua mbi dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e sigurisë në vend.

Ligji për automjetet do të nisë zbatimin më 15 mars, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve me targa të huaja në Kosovë për më shumë se tre muaj, ose vetëm mbi bazën e autorizimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit