Transmetuar më 25-02-2026, 17:48

Korçë, 25 shkurt 2026 – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, në zonën e stadiumit “Skënderbeu Stadium”.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore te vijat e bardha, ndërsa si pasojë e përplasjes, një e moshuar është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit, e cila po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit