Transmetuar më 25-02-2026, 17:03

Lezhë – Është identifikuar personi që humbi jetën pak më parë në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, raporton noa.al.

I ndjeri është Lekë Bushi, 59 vjeç, banor i Lezhës.

Të dhënat e para sugjerojnë se kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin Lekë Bushi, rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit