

Autoritetet greke kanë zhvilluar një operacion kontrolli në ambientet e Burgun e Domokos, ku mbahen të dënuar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas burimeve zyrtare, kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku vuan dënimin shtetasi shqiptar Alket Rizai. Emri i tij është përmendur më herët në mediat greke në lidhje me çështjen e vrasjes së Antonis Papadatos, ngjarje për të cilën është dënuar një shtetas bullgar, i akuzuar gjithashtu për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në zonën e Voula.
Kontrolle janë ushtruar edhe në qelinë e një tjetër shtetasi shqiptar, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar telefona celularë, karikues si dhe mjete prerëse të improvizuara, të cilat ndalohen rreptësisht në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si këto sende janë futur brenda ambienteve të burgut, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






