

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmon i afërmi në GJKKO: Plumbi më ra në derë, kur dola e gjeta të mbuluar në gjak
Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i vrarë më 1 qershor 2021 në Tepelenë. Për këtë ngjarje i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për të kryer krimin. Tafani ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes viktima e ka parë në sy ndërsa qëllohej.
Në dëshminë e tij para trupës gjykuese, Leonard Selimi ka treguar momentet e asaj mbrëmjeje.
“Kur ndodhi ngjarja isha në shtëpi. Ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova krisma dhe nuk pashë autorin. Hapa derën sepse një plumb kishte goditur derën time. Plumbin e gjeta brenda në shtëpi, pranë krevatit, dhe të nesërmen ia dorëzova policisë. Atë natë pashë vetëm vrimën në derë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, kur doli jashtë pa gjurmë gjaku dhe u përpoq t’i jepte ndihmën e parë të afërmit.
“I dilte gjak nga goja dhe nuk reagonte. Doli bashkëshortja e tij dhe më pas edhe persona të tjerë nga pallati. Më vonë e mora vesh edhe nga televizioni”, u shpreh Selimi.
Ai e përshkroi viktimën si një person të qetë dhe punëtor, që merrej me shitje çimentoje dhe kishte magazinë. Sipas dëshmisë, para ngjarjes familjarët nuk kishin dijeni për probleme serioze, ndërsa pas vrasjes mësuan se kishte pasur konflikte me disa persona nga fshati Veliqot.
“Kanë qenë tre persona, kishin pasur një ose dy konflikte, por më pas ishte rregulluar situata dhe ata erdhën edhe në varrim. Nuk di për ndonjë konflikt tjetër të hapur dhe nuk di si ta shpjegoj këtë ngjarje”, ka përfunduar ai.
Dëshmia në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021.
“Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.
Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.
Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.
Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.
E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.
Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.
Më herët u dha dhe dëshmia e Artan Tafanit, i penduari i drejtësisë
Në proces, prokurori i SPAK, Behar Dibra, e pyeti Tafanin për vrasjen e biznesmenit. Artan Tafani u shpreh: “Mora vesh nga Laerti se u vra pasi Erisiano kishte patur probleme dhe konflikte me të”. Sipas Tafanit, viktima i kishte ngacmuar nënën Erisiano Abedini.
“Kishin pasur sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nenën e Erisianos. Duke qene se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua”, tha Artan Tafani në GJKKO.
Tafani tha se iku në Greqi më pas dhe atje y takua në një vilë me Laert Haxhiun.
“Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat".
Artan Tafani, në dëshminë e tij u ndal në momentet e vrasjes së Selimit.
“Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, një si Benz që kishte ai, isha ballë për ballë me atë kisha maskë kovidi dhe një kapele, po më shikonte dhe pati si dyshim. U fut në hyrje të pallatit, ai u ngjit në kat të parë pastaj në kat të 2, unë isha nga mbrapa tij, ishte qeros dhe unë dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë i kishte të kuqe, aty e qëllova nga mbrapa, 3 herë e shkrepa, e qëllova, një herë në shpatull dhe 2 herë të tjera, por s’e di ku e kapi… Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë në ca ferra aty jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, zastava ose bereta e vogël, me silenciator, s’po gjeja rrugicën që të dilja, sipas planit duhet te dilja tek lumi Vjosa ku do të vinte Ligori”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






