Transmetuar më 25-02-2026, 13:25

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetim disiplinor ndaj magjistrates Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pas një ankese të paraqitur nga Adriana Kalaja.

Sipas njoftimit zyrtar, ILD ka shqyrtuar ankesën e regjistruar me nr. 1399 prot., datë 06.05.2025, dhe ka arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime ose mosveprime që, në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përbëjnë shkelje disiplinore.

Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi bazën e nismës së ankueses, në përputhje me nenet 123 dhe 124 të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar.

Në shkresën drejtuar ankueses, ILD bën me dije se, në mbështetje të nenit 119, pika 4, si dhe neneve 123, pika 3 dhe 124 të të njëjtit ligj, bashkëlidhur vendimit i është dërguar edhe kopja e aktit për fillimin e hetimit disiplinor.

Shkresa e plotë: Tiranë

E nderuar znj. Adriana Kalaja,

Ju informojmë, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 1399 prot., datë 06.05.2025, ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye, është vendosur fillimi i betimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj. Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 119, pika 4, nenit 123, pika 3 dhe 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij vendimi do të gjeni një kopje të vendimit për fillimin e hetimit disiplinor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit