

Udhëtarët që lëvizin në linjën Korçë–Tiranë dhe anasjelltas do të paguajnë më shumë për biletën e transportit ndërqytetas.
Kompanitë e transportit kanë rritur tarifat për shkak të devijimit të qarkullimit pas shembjes së një segmenti rrugor në Librazhd.
Prej pesë ditësh, autobusët dhe furgonët po përdorin aksin alternativ Gramsh–Maliq, një rrugë me distancë më të gjatë dhe me kthesa të shumta, çka ka shtuar kohën e udhëtimit dhe kostot operative.
Si pasojë, çmimi i biletës në linjën Korçë–Tiranë është rritur nga 700 lekë në 1000 lekë, pra 300 lekë më shumë.
Rritje ka pësuar edhe linja e Pogradecit, ku bileta nga 600 lekë ka shkuar në 1000 lekë, një shtesë prej 400 lekësh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






