Transmetuar më 25-02-2026, 12:59

Një grup aktivistësh, qytetarë dhe biznesemenë protestuan sot para Ministrisë së Brendshme për ndalimin e monopatinave.

Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik.

Protestuesit kërkuan kthimin e të gjithë skuterëve të sekuestruar, të cilët sipas tyre janë marrë në mënyrë të paligjshme, si dhe anulimin e vendimit të ministres Koçiu për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike. Ata kërkojnë gjithashtu lejimin e tyre në qarkullimin rrugor me një kuadër të qartë rregullash.

Një tjetër kërkesë e ngritur gjatë protestës ishte dëmshpërblimi i bizneseve për humbjet ekonomike të shkaktuara, si dhe kompensimi i qytetarëve për monopatinat që pretendohet se janë dëmtuar gjatë mbajtjes në ambientet e komisariateve.

Ndërkohë, kanë kaluar rreth 120 ditë nga nisja e aksionit për bllokimin e monopatinave.

Para disa ditësh ministrja Koçiu përsëriti se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit