

Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.
Deri tani ky post, siç mëson “DurrësLajm” nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.
Zv/drejtori i ri i APD-së është Rubin Rredhi, 24 vjeç.
Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re.
Sot, pasi delegacioni i KFOR vizitoi Portin e Durrësit, sipas një njoftimi zyrtar të APD, thuhet se u prit nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Rubin Rredhi, i cili prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve dhe kapacitetet logjistike që ofron infrastruktura portuale aktuale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






