

TIRANË- Zbardhet axhenda e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.
Sipas axhendës mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe me pas vijon me raportimet e ministrave. Ndërkohë që në fund do jetë fjala e kreut të grupit të PS, Taulat Balla, që do të mbyllë takimin.
Në mbledhje do të diskutohet qëndrimi i PS-së për zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, ku pritet që socialistët të dalin me një qëndrim të unifikuar.
Axhenda e Plotë:
Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama
Diskutime deri në 2 minuta për çdo folës
Petrit Malaj – Ministri i Financave
Majlinda Dhuka – Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore
Delina Ibrahimaj – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit
Adea Pirdeni – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Albana Koçiu – Ministrja e Punëve të Brendshme
Piro Vengu – Ministri i Mbrojtjes
Evis Sala – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Mirela Kumbaro – Ministrja e Arsimit
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Besfort Lamallari – Ministri i Drejtësisë
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH – Taulant Balla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






