Transmetuar më 25-02-2026, 10:47

Një kamion i ngarkuar me gurë është përmbysur në anë të rrugës në zonën e Porto Romano, në Durrës, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka humbur qëndrueshmërinë gjatë lëvizjes dhe është përmbysur, ndërsa një pjesë e ngarkesës ka përfunduar në rrugë. Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime.

Gurët e ngarkuar në kamion ishin të përmasave të mëdha dhe janë rrëzuar në rrugë siç shihet edhe nga pamjet e portalit lokal DurrësLajm, çka mund të sillte pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të bërë të mundur largimin e mjetit dhe pastrimin e segmentit rrugor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit