Transmetuar më 25-02-2026, 09:36

Shqipëria është zgjuar këtë të mërkurë nën ndikimin e një situate të pazakontë atmosferike, me mjegull të dendur në disa qytete të vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Në Tiranë, mjegulla ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të territorit të kryeqytetit, ndërsa temperaturat kanë mbetur të ulëta në orët e para të mëngjesit. Dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, veçanërisht në segmentet hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Fier, ku qyteti është mbuluar nga mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi të ndjeshme për drejtuesit e mjeteve. Në disa akse rrugore brenda qytetit, si dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, çka ka detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe të përdorin dritat e mjegullës.

Autoritetet rrugore u kanë bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, të respektojnë distancën e sigurisë dhe sinjalistikën rrugore, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Sipas parashikimeve meteorologjike, mjegulla pritet të shpërndahet gradualisht me rritjen e temperaturave gjatë orëve në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit