

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në Balıkesir. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën piloti, njoftoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu.
Sipas autoriteteve, avioni F-16 i përkiste Komandës së Skuadronit të 9-të të Bazës Ajrore të Balıkesir. Rrethanat e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Avioni është rrëzuar në segmentin e autostradës Izmir-Stamboll, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht qarkullimin për arsye sigurie. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për pastrimin e zonës dhe rikthimin e trafikut në normalitet.
🚨 F-16 savaş uçağının düşme anına ait görüntü; pic.twitter.com/Tt6ZwZgt4f
— Türkiye Gerçekleri TR (@gerceklerix) February 25, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






